JOQ Albania
Home

Ju ka “përcëlluar”dielli? Ja çfarë duhet të bëni për ta qetësuar lëkurën sa më shpejt
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 04/07/2019 0:04

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dëshira e madhe për të marrë ngjyrë mund të bëjë që të përcëlloheni nga dielli.

Dhe, gjëja më e mirë që mund të bëni është të kujdeseni në kohë për lëkurën në mënyrë që të mos acarohet më tej.

Gjeja e parë që mund të mendoni është kosi, por ka edhe metoda të tjera natyrale, që mund t’ju ndihmojnë të trajtoni dhimbjet dhe sikletin.

Veprimet që duhet të keni parasysh:

-Largohuni sa më parë nga rrezet e diellit

-Freskojeni lëkurën me dush të freskët

– Aplikoni krem me aloe vera

-Konsumoni shumë ujë për ta freskuar trupin dhe për ta parandaluar dehidratimin

-Mund për përdorni edhe medikamente kundër dhimbjes, siç është paracetamoli apo ibuprofeni.