JOQ Albania
Home

Ishulli piktoresk grek në kërkim të ‘vizitorëve’, do merrni një pagesë mujore duke ndenjur kot
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 03/07/2019 18:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ishull në Greqi po kërkon për njerëz që të mund të shpërngulen e të jetojnë atje.

Bëhet fjalë për ishullin Antikythira, i cili është aq shumë i ‘dëshpëruar’ për banorë të rinj, sa personave që pranojnë të vijnë do t’u paguhet një rrogë mujore.

Veç rrogës, personave që do të shkojnë në këtë ishull do t’u jepet gjithashtu edhe një tokë.

Për këdo që do të shpërngulet, pagesa mujore është 450 paund.

Ky ishull ndodhet mes Kretës dhe Kythira-s, është 45 minuta larg nga Athina (me avion), dhe aktualisht aty jetojnë vetëm 24 persona.

Kështu që nuk është çudi që ata po kërkojnë banorë të rinj, edhe pse me pagesë.

Por, sigurisht që në mes ka një ‘hile’. Pagesa mujore sigurohet nga kisha Ortodokse në këtë zonë dhe do u jepet vetëm familjeve të reja.

Pra, për beqarët nuk ka as pagesë mujore e as tokë.

Me këtë nismë, autoritetet po përpiqen që të rigjallërojnë sërish ishullin që dikur ishte shtëpi për 300 persona.

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania