JOQ Albania
Home

Publikoi foton intime e zhveshur me një mashkull, këngëtarja shqiptare pendohet dhe e fshin direkt
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 03/07/2019 14:23

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Anxhelina Hadërgjonaj, një nga këngëtaret shqiptare më të pëlqyera jo vetëm për shkak të genit të saj të bukur familjar por edhe për zërin e stilin e veçantë, prej disa kohësh jeton në Amerikë.

Ajo është parë në shoqërinë e “mbretëreshave” të showbizzit në botë kohët e fundit, duke përmendur këtu Jenner-sat, por ajo që akoma nuk ka bërë publike në jetën e saj, është një mashkull.

Bukuroshja dikur e lidhur me Oni Hysenbelliun, nuk ka pranuar asnjë lidhje publike pas përfundimit miqësisht me ish të dashurin e saj.

Dhe me sa duket këtë gjë e ka bërë pikërisht dje dhe më pas është penduar.

Ajo ka postuar një foto nga dhoma e gjumit ku duket në momente intime me një mashkull. Foto të cilën e ka fshirë më pas.

Anxhelina Hadërgjonaj ka postuar momente intime nga krevati, me një mashkull, por më pas është penduar dhe e ka fshirë foton.

Nuk dihet nëse është penduar vërtet, apo e ka postuar gabimisht, por ajo që nuk ka më dyshime është se Anxhelina ka nisur një lidhje të re dashurie.