JOQ Albania
Home

Këto janë rrobat e banjës që do të bëjnë namin këtë verë, çmimi i tyre do t’ju dalldisë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03/07/2019 11:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një dizajni i ri transparent i bikinive është duke bërë namin për momentin dhe ka lënë pa fjalë shumë persona.

Bëhet fjalë për një lloj reçipeti transparent të femrave, e cila ka vetëm një shirit që mbulon kokën e gjoksit, ndërsa gjithë pjesa tjetër duket shumë lehtësisht.

Kostumi është i përbërë nga dy pjesë dhe është një ide e markës tendencë, Cult Gaia, Los Angeles. Në sajtin e kompanisë bikini është përshkruar si një reçipet pa krahë, akrelik dhe me dizanjo breshkash, i cili mund të vishet e dhe në ujë, pra në plazh, pishinë e kudo.

Ky lloj produkti ka lënë pa fjalë gjithë konsumatorët, por ajo që bën edhe më shumë përshtypje, është çmimi.

Reçipeti, i cili është quajtur “Bikini Shalese” dhe përshkruhet si një valë e surrealizmit tropikal, kushton plotë 590 dollarë.

Përshkrimi i plotë në sajtin e Cult Gaia, është:

Ky është bashkëpunimi ynë i parë për rrobat e banjës me dizajneren braziliane Adriana Degreas. Ky bashkëpunim është një miksim i të dy brendeve, West Coast Lifestyle dhe dhuntive braziliane. Një valë e surrealizmit tropikal”.

Çmimi padyshim që është shumë i lartë për ata që kanë një rrogë mesatare dhe me siguri që do të mbahet veshur e do të blihet nga më të guximshmet.

Burimi: DailyMail |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania