JOQ Albania
Home

U mbyt në liqen në Itali, dalin pamjet e nxjerrjes së trupit të futbollistes shqiptare
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03/07/2019 8:11

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Trupi i pajtë i futbollistes shqiptare Florijana Ismaili është gjetur pas tre ditësh kërkime në liqenin e Komos në Itali.

Trupi i futbollistes shqiptare, e cila luante me Zvicrën dhe Young Boys, u gjet në një thellësi prej 204 metrash, jo larg vendit ku ishte zhdukur.

24 vjeçarja kishte shkuar për pushime nga Zvicra në Itali me një shoqen e saj, por pasi u fut në liqen, nuk arriti të dilte dot më prej aty.

Mediat italiane kanë publikuar pamje nga momentet e tërheqjes së trupit të 24-vjeçares.

Ismaili, e lindur në Bern nga prindër shqiptarë, ka qenë pjesë e Young Boys që prej vitit 2011. Më 2014, ajo debutoi edhe në ekipin kombëtar të Zvicër dhe që prej atëherë i zhvilloi 33 ndeshje.