JOQ Albania
Home

A e rrit puthja rrezikun e vdekjes foshnjore?
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03/07/2019 7:28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Është e vërtetë se disa infeksione të frymëmarrjes dhe baktere mund të luajnë një rol në sindromën e vdekjes së papritur të foshnjave, por nuk ka dëshmi që vërtetojnë se puthja ndikon.

Thjesht, fëmija juaj nuk do të jetë në një rrezik në rritje të SIDS nga një puthje.

Ajo që rrit rrezikun e vdekjes së papritur është se si sistemi imun i fëmijës suaj i përgjigjet infeksioneve.

Të gjitha foshnjat janë të ekspozuara ndaj viruseve dhe baktereve teksa marrin frymë, nga sipërfaqet në shtëpitë e tyre dhe nga njerëzit që kujdesen për ta.

Kjo është pjesë e jetës normale. Shumica e foshnjave janë në gjendje të luftojnë infeksionin nga këto ekspozime të përditshme, me atë që quhet një përgjigje e balancuar inflamatore.

Ndërsa tek foshnjat që ndodh vdekja e papritur, reagimi i sistemit imun është shumë i dobët. Edhe një infeksion i butë mund të shkaktojë një problem për këto foshnje.

Risultati immagini per kissing a baby