JOQ Albania
Home

I kishte ardhur në majë të hundës me macen e fqinjit, gruaja filmohet duke ia ‘fluturuar’ tek dera e shtëpisë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 02/07/2019 23:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një grua ka hedhur në ajër macen e shtëpisë ngjitur pasi i kishte ardhur në majë të hundës me ‘vizitat’ e saj të shpeshta.

Në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë duket 38-vjeçarja April Hawes duke fluturuar në ajër një mace që kishte në dorë drejt derës së fqinjit.

Ndërkohë që ‘flakëronte’ kafshën e gjorë, Hawes dëgjohet duke bërtitur “Kam për ta përplasur keq”.

Sipas raportimeve, April ishte e xhindosur pasi macja shkonte vazhdimisht tek kopshti i saj.

Thuhet se macja e tmerruar përfundoi me lëndime pasi u përplas në trotuar.

Pronari i maces u shpreh:

April Hawes e hodhi macen jo një herë por dy. Ajo e kapi macen për qafe dhe e hodhi  me dhunë dy herë. Mund të dëgjoni bërtitjen e saj ndërsa po vepronte.”

Burimi:Metro|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania