JOQ Albania
Home

E ‘mbuluar’ nga koka tek këmbët me tre pitonë gjigantë, prindërit e kësaj vajze kanë shumë besim tek gjarpërinjtë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 02/07/2019 21:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një vajzë sypatrembur është filmuar duke qëndruar shtrirë ndërkohë që ishte e rrethuar nga koka te këmbët nga disa gjarpërinj gjigantë.

Dylan Maharani, të cilën prindërit e quajnë Rani, jeton me zvarranikët e rrezikshëm në shtëpinë e saj në Tangerang, Indonezi, qëkur ishte dy vjeçe.

Babai i saj, Syahrul Effendi, punon çdo ditë në mënyrë që të ketë mundësi për t’u kujdesur për pitonët e lënduar.

Ai thotë se trevjeçarja e ka trashëguar dashurinë për kafshët nga ai.

Videoja e shpërndarë në rrjet tregon vajzën e vogël të shtrirë në divan, duke parë filma vizatimorë në celularin e saj, ndërsa zvarranikët gjigantë i ka kudo nëpër trup.

Të tre gjarpërinjtë, të cilët është parë se mund të gëlltisin një njeri të rritur pa problem fare, shihen teksa lëvizin përreth vajzës aq sa ajo mezi mund të shohë celularin.

Edhe pse këta zvarranikë nuk janë helmues, vetëm pesha e tyre mjafton që ta lënë vogëlushen pa frymë. Por, kjo si duket nuk i shqetëson prindërit e Ranit.

Burimi:Mirror|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania