JOQ Albania
Home

Stuhia e fuqishme solli me vete 1.5 metra akull, makina e banorë të bllokuar pas breshrit të pazakontë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 02/07/2019 20:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Banorët në qytetin meksikan të Guadalajara-s janë përballur me një ndryshim të papritur moti.

Si pasojë e sasisë së madhe të breshrit që ra, qyteti u mbulua deri në “gju” ndërsa makinat dhe kamionët mbetën të bllokuara.

Guadalajara deri më tani ka qenë duke shijuar motin e ngrohtë të verës me temperaturat që shkonin deri në 30 gradë Celsius dhe nuk është çudi që banorët u habitën kur u zgjuan dhe panë nga dritaret breshrin.

Shumë prej qytetarëve raportohet të kenë mbetur të mbyllur brenda për shkak të stuhisë që solli me vete më shumë se 1.5 metra akull.

Në fotot e shpërndara në rrjet mund të shihen makinat dhe njerëzit të bllokuar për shkak të shtresës së madhe të akullit.

Ndërsa moti i keq nuk është i pazakontë në këtë vend, si rezultat i pozicionit të qytetit, në 1524 metra mbi nivelin e detit, gjithsesi thuhet se nuk ka pasur raste të tilla të mëparshme.

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania