JOQ Albania
Home

Binjakët humoristë paskan një zakon të keq, të dy vdesin për mamit me fëmijë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02/07/2019 17:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Prej kohësh flitet për një lidhje romantike mes Romeo Veshajt dhe këngëtares Jonida Maliqi, por as njëri e as tjetri nuk e kanë pranuar këtë fakt.

Nga ana tjetër, është përfolur edhe për lidhjen mes vëllait binjak të Romeos, Donaldit dhe vajzës së ekraneve, Bora Zemanit.

E si për çudi, edhe këta të dy nuk kanë thënë asnjëherë që janë me njëri-tjetrin.

Këtë herë dy çiftet janë fotografuar nga “Pamfleti” në shoqërinë e njëri-tjetrit, teksa konsumojnë drekë në një prej restoranteve të Tiranës.

Disa ditë më parë, në fillim të muajit qershor, Romeo u filmua në momente shumë romantike në pishinë me Jonidën, e cila është nënë e një fëmije nga martesa e parë.

E pyetur nëse në jetën e saj ka një Romeo, Maliqi nuk ka dashur të komentojë dhe ka deklaruar se jetën private do ta mbajë të tillë.

Edhe Donaldi është fotografuar shpesh me Borën, e cila gjithashtu është nënë e një djali të vogël, të ardhur në jetë si frut i dashurisë së saj dhe artistit Vin Veli.

Siç duket, vëllezërit binjakë kanë preferenca të njëjta, jo vetëm për humorin, por edhe për femrat.