JOQ Albania
Home

I dhanë raki në vend të ujit, amerikani: Donin t’më helmonin
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02/07/2019 10:17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një person pretendon se gabimisht i ishte shërbyer një pije me përqindje të lartë të alkoolit, në një restorant të Bronxit.

Murray Bauer u ul me gruan e tij në restorantin "The Pine", kur mori një shishe qelqi, në të cilën kishte një lëng që ishte i pastër e dukej si ujë.

Ai thoshte se shishja duke që nuk ishte ujë. Sapo e piu, ndjeu se diçka po i digjej brenda dhe e kapi paniku. Sipas Bauer, atij nuk i kishin dhënë ujë, por një pije të pajohur, për të cilën dyshoi se ishte helmuese.

Ai vrapo për në banjën e restorantit dhe doli kur u ndje pak më mirë.

Të paktën kështu ka deklaruar në Gjykatën Supreme të Bronxit.

Kur u kthye në tavolinë, stafi it ha se kishte pirë raki, e cila mund të përmbajë më shumë se 90% alkool.

Bauer ka paditur restorantin, duke thënë se i ka shkaktuar dëme në shëndet. Restoranti nuk pranoi të përgjigjet.

Foto ilustruese