Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e djeshme në portin e Bilbaos në Spanjë.
Tre adoleshentë nga Shqipëria kanë tentuar të hipin në tragetin që të sjell në Angli, nëpërmjet kanaleve kulluese nëntokësore, por për fat të keq në kanal ka pasur lëndë kimike helmuese dhe të rinjtë janë bllokuar brenda.
Ata u transportuan për në spital me shenja hipotermie, pasi e kaluan natën të bllokuar në një dhomë të vogël. Adoleshentët ishin të bërë qull dhe po ngrinin së ftohti.
Një dëshmitar kishte raportuar në polici se kishte dëgjuar zëra që kërkonin ndihmë nga brenda kanalizimeve.
Gjoksi i tyre ishte ngjitur në beton dhe mundën të nxirreshin prej aty nga zjarrfikësit të cilët prenë tubin metalik për t’i nxjerrë jashtë.
Raportimi është bërë për JOQ Albania nga një ndjekës shqiptar:
Burimi: Elcorrero | Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania