JOQ Albania
Home

‘’Me duar të pastra, jam’’/ Nëna e një fëmije me aftësi të kufizuara jep mesazhin e madh
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 01/07/2019 8:04

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e djeshme në vendin tonë u zhvilluan zgjedhjet e 30 qershorit. Në shumë prej qyteteve, kandidatët e Partisë Socialiste ishin të vetëm në garë.

Gjatë mëngjesit të sotshëm në një grua ka shkruar në redaksinë e JOQ Albania.

Ajo tregon se është nëna e një fëmije invalid dhe se më parë ka votuar partinë e cila është sot në pushtet sepse donte ndryshim, gjë të cilën nuk e ka parë.

Po ashtu në mesazhin e saj, ajo shkruan se i ka duart e pastra, duke lënë të nën kuptohet se dje nuk ka votuar.

Ndër të tjera ajo shprehet se ata që janë në pushtet nuk e duan popullin e vetë dhe se janë shumë racistë ndaj personave me aftësi të kufizuara.

Ndërsa në përfundim të mesazhit të saj ajo shkruan, e mjera Shqipëri ku po shkon.

Mesazhi i plotë:

Me duar te pastra,jam nje nene e nje femije invalid,me aftesi te kufizuara,kam votuar kta qe jane sot,sepse doja ndryshim,vetem ndryshim nuk kam pare, por vetem rracizem per aftesite e kufizuara Rracizem per Shqiperine,kte kam par nga kjo Ripjellje,kta sduan popullin e vete. E mjera Shqipni ki po shkon.’’