JOQ Albania
Home

Mbyti shoqen e qelisë dhe rri lakuriq, kush është vajza që po bën namin brenda 24 orëve?
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28/06/2019 7:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Cardi B duket se nuk do të ndalet pas famës dhe suksesit të marrë falë këngëve të fundit, por edhe skandaleve të publikuara prej mediave për të.

Këtë herë ajo ka publikuar videoklipin e këngës më të fundit, në të cilën shfaqet tepër agresive, me armë në duar e me njerëz të vdekur.

Jora Frantzis është regjisori i klipit, që shfaq Cardin që kalon nëpër të gjithë fazat e gjyqit: nga dhoma e marrjes në pyetje, rruga për në gjykatë e deri në momentin që ajo shfaqet përpara gjyqtarëve.

Dritat fiken dhe kaosi fillon, dëshmitarët shfaqen të vdekur dhe Cardi B përfundon në burg, ku dhe aty mbyt shoqen e qelisë.

Gjatë gjithë videos, Cardi shfaqet tërësisht nudo dhe pse me pjesët intime të modifikuara. Gjithashtu dhe vajzat e tjera që e shoqëronin, përfundojnë të plagosura.

Kujtojmë se sëfundmi Cardi ka pasur probleme me drejtësinë, teksa dy ditë më parë u paraqit në gjykatë për të dhënë llogari mbi 14 akuzat që rëndojnë mbi të.

Videoklipi ka arritur 9 milionë klikime në më pak se 24 orë.