JOQ Albania
Home

Sondazhi/ Shqiptarët degjenerojnë kandidatët e Rilindjes, do të vizatonin një organ mashkullor mbi fletët e votimit në formë proteste
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 27/06/2019 21:48

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e sotme  presidenti Ilir Meta ka dalë në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp.

Meta tha se 13 tetori do të jetë një datë që do të garantojë zgjedhje gjithëpërfshirëse.

Kurse nga ana tjetër kryeministri Edi Rama ka thënë  se zgjedhjet vendore do të mbahen me çdo kusht në datën 30 qershor.

Në kushtet që opozita ka refuzuar të marrë pjesë në zgjedhje, pasi kërkon largimin e Ramës në disa qytete nuk ka kandidat tjetër përveçse atyre të Rilindjes.

Lidhur me këtë redaksia  JOQ Albania ka realizuar një sondazh, ku parashtrohet pyetja e mëposhtme.

Pyetja është kjo:

Duke qenë se në zgjedhjet lokale në 30 qershor nuk ka alternativa të tjera veç atyre të Rilindjes, do te votoni kandidatët e saj apo do vizatoni një organ mashkullor mbi fletët e votimit në formë proteste?’’

80% e shqiptarëve kanë votuar se do të vizatonin një organ mashkullor mbi fletët e votimit në formë proteste.

Kuptohet se vetëm 20% kanë votuar se t’ia jepnin votën një prej kandidatëve të Rilindjes.

Ndoshta kandidatët e Rilindjes  duhet t’i shikojnë të dhënat e këtij sondazhi dhe të kuptojnë se çfarë do bënin shqiptarët me fletët e votimit ku shkruhet vetëm emri i tyre.

Foto e sondazhit realizuar nga JOQ Albania