Shpenzimet stratosferike/ Kostoja e “Arena Kombëtare” po arrin dyfishin e asaj që ishte parashikuar

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 25.06.2019, 20:58

Anëtari i Komitetit Ekzekutiv në FSHF, Arben Dervishi, ka hedhur dritë mbi ecurinë e punimeve në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Ai foli ditën e djeshme për impiantin modern që po ndërtohet në kryeqytet, afati i të cilit është vendosur shtatori, për t’u inauguruar në ndeshjen me Islandën.

Teksa ishte i ftuar në emisionin “Pressing” në “Abc News”, Dervishi zbulon shifrën që ka shkuar deri më tani ky impiant, si dhe problemet që po hasen me sheshin para stadiumit.

Për gjendjen aktuale :

Në këto momente, vazhdohet të punohet në “Arenën Kombëtare”, për të arritur atë që është premtimi ynë, në shtator të jetë gati për ndeshjen me Islandën. Patëm sërish një mbledhje me kompaninë, për problematikat që kemi rreth stadiumit. Fasada është në përfundim, mbulimi ka përfunduar, tani jemi me pjesën brenda. Kishim edhe ekipin nga UEFA të ekspertëve, dhe ishin të kënaqur për cilësinë dhe kushtet që kërkon një stadium i kategorisë së katërt. Patën disa vërejtje, të cilat i rregulluam, dhe tani po punojmë për afatin. Punimet brenda kanë avancuar, tani kemi filluar porosinë e mobilimit. I kemi dalë para situatës, kemi bërë gati porositë, që kur të përfundojnë ambientet e brendshme, të kapim afatet."

Për problemet:

E vetmja gjë që ndoshta do na pengojë, është sheshi para stadiumit. E pengon, sepse nuk ke nga të hysh në stadium. Aty, bashkia ka një projekt për një parking, me rreth 200 vende. Aty do prishet ai objekti 3-katësh, do prishet dhe sheshi do hapet, për t’u bërë zonë pedonale. Këto punime duan dhe kohën e tyre, dhe ndoshta do na pengojnë për pjesën e shtatorit. Më datë 15 korrik fillojmë punimet për fushën, dhe duhet 1 muaj që fusha të jetë gati. Me zyrtarët e UEFA-s, kemi rënë dakord që të kemi një kontroll tjetër më 15 gusht, dhe në shtator, të jetë gati. Para se të bëjmë një ndeshje ndërkombëtare, kemi bërë gjithmonë një ndeshje kontrolli, me moshat, por mund të bëjmë edhe Superkupën e Shqipërisë. Do bëjmë një ndeshje për të parë kush janë defektet dhe problematikat."

Kostoja aktuale:

Shifra e kostos nuk i intereson federatës. FSHF ka pasur një kontratë që ne i jepnim 10 milionë euro, dhe ambientet. Pjesën tjetër, e bën koncesionari, që do marrë ambientet tregtare. Mesa di unë, u nis për 45 milionë euro, por e ka kaluar 70 milionë euro deri tani. Ne duam ta kemi gati për në shtator, sepse kemi ndeshjen me Islandën, dhe e kemi detyrim fitoren. Mund ta hapim dhe me Francën, dhe ndoshta mund të mos fitojmë, por me Islandën na duhet patjetër fitorja, dhe do ishte shumë mirë të luanim në këtë stadium të ri."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit