Sezoni që sapo u mbyll ishte një nga më të mirët për sulmuesin polak, Kristof Piatek.
Bomberi i Milanit shënoi gola me shumicë në Serinë A duke u renditur në listën e golashënuesve më të mirë dhe duke fituar shumë popullaritet.
Aktualisht, ai është duke shijuar pushimet e tij.
Polaku momentalisht ndodhet ne Bahamas dhe me fotot që ka postuar në rrjetet sociale, i ka çuditur të gjithë.
Piatek është fotografuar me derrat brenda në ujë pa asnjë lloj kompleksi.
Duket se sulmuesi kuqezi po i shijon pushimet në maksimum dhe madje e tregon që po kalon momente jo fort të zakonta.