Në fundin e ndeshjes mes Francës U-21 dhe Rumanisë U-21, vlefshme për Europianin e 21-vjeçarëve, ka ndodhur një ngjarje e shëmtuar.
E dashura e mbrojtësit rumun, Kristian Manea, është dhunuar nga disa tifozë.
Incidenti ndodhi menjëherë sapo përfundoi ndeshja.
Mbrojtësi Manea, shkoi drejt tribunës për të takuar të dashurën e tij, por para i ka dalë një vajzë tjetër, që i ka kërkuar të bëjë një foto me të.
Kjo gjë nuk është pritur aspak mirë nga Manea, i cili e ka refuzuar tifozën, duke e shtyrë.
Ky veprim i futbollistit rumun, dyshohet të ketë acaruar situatën, teksa 2 persona janë hakmarrë duke dhunuar të dashurën e tij.
E dashura e lojtarit u dërgua menjëherë në spital, ku mori 2 qepje në buzë.
Burimi: The Sun| Përshtati: JOQ Albania