Padyshim që momenti më i veçantë i finales së Championsit mes Tottenhamit dhe Liverpoolit ishte futja në fushë e bjondes seksi, Kinsei Volanski.
Muajin e fundit, 22-vjeçarja është bërë një nga emrat më të njohur në botë.
Ajo ja ka dalë me sukses në objektivin e saj për të fituar famë me atë vrapim që bëri thuajse e zhveshur në stadium në Madrid.
Volanski tashmë ftohet dhe paguhet për të marrë pjesë në aktivitete të veçanta promocionale, bashkë me të dashurin e saj, i cili e nxitit të bënte atë veprim.
Një aktivitet i tillë, do të jetë edhe ai që do të mbahet në Prishtinë këtë javë.
Bëhet fjalë për një aktivitet me makina sportive, të cilat do të nisen nga Polonia për të përfunduar në Greqi.
Volanski dhe i dashuri i saj janë të ftuarit e nderit të këtij turi nëpër Europë, që kalon në disa qytete e do të ketë një ndalesë edhe në Prishtinë të enjten, para se të vazhdojë rrugëtimin drejt Athinës që është objektivi final.