Zbardhen 6 porositë urgjente që kreu i PD Lulzim Basha ka dërguar për degët e kësaj partie në rrethe për të bllokuar zgjedhjet e 30 qershorit.
Sipas dokumentit të publikuar nga CNA.al shihet se Basha u ka dhënë urdhër të qartë gjithë degëve që të mobilizohen me të gjitha mjetet për të bllokuar zgjedhjet e 30 qershorit.
Ajo që bie në sy, është se Basha u kërkon strukturave që përballja dhe tensioni të rriten, madje në pikën 3 kjo shprehet fare qartë, ku kërkohet që të bllokohen KZAZ-të me qëllim dëmtimin e materialeve zgjedhore.
Në prositë urgjente, Basha thotë se është e pranueshme dhe përballja me policinë e shtetit, si dhe thekson që në çdo qenddër votimi duhet të ketë nga dy persona për "monitorin".
Ndër të tjera Basha merr shembull tensioned e ndodhur në Shkodër, sipas të cilave duhet të veprohet.
Basha ka kërkuar të ngrihen grupe pune që të bëjnë të pamundur zhvillimin e zgjedhjeve më 30 qershor.