JOQ Albania
Home

“E kisha harruar, isha i dehur”, 30-vjeçari jeton për vite të tëra me një gozhdë në kafkë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 24/06/2019 23:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mjekët në Rusi kanë hequr një gozhdë nga kafka e një burri, i cili, si duket e kishte harruar që e kishte në kokë.

Burri nga Elban, Rusia, kishte shkuar në spital duke u ankuar për humbje dëgjimi, por mjekët e kuptuan se ku qëndronte problemi vetëm pasi i bënë një ekzaminimet e duhura.

Sipas asaj që raportojnë mediat vendase, 30-vjeçari, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, e kishte harruar gozhdën pasi kur ndodhi incidenti kishte qenë i dehur.

Sipas tij, ndodhi ndërkohë që po punonte në një rindërtim shtëpie disa vite më parë. Për habinë e mjekëve dhe të gjithëve, gjatë gjithë kësaj kohe ai nuk kishte pasur dhimbje e as efekte të tjera.

Operacioni për heqjen e gozhdës mund të kishte rezultuar fatal, por për fat të mirë asgjë e keqe nuk ndodhi.

Kirurgu Alexander Karpov, i cili e hoqi gozhdën nga kafka e pacientit, u shpreh:

Ky rast është unik sepse ai po ecte me një objekt të huaj në kokë për disa vjet. Burri me fat tashmë është mirë dhe gëzon shëndet të plotë.”

Burimi:NYP|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania