Vendimi i kolegjit zgjedhor për rrëzimin e Dekretit të Presidentit Ilir Meta, duket se ka thelluar edhe më tepër krizën politike në vend.
Pas të gjitha reagimeve për këtë vendim, zyra eshtypit të Presidentit njofton një deklaratë urgjentë mëngjesin e së martës.
Pak ditë më parë, Meta kërkoi informacion nga KQZ për numrin e saktë të deputetëve në parlament dhe pasi mori përgjigje kërkoi sërish të dhëna mbi mënyrën e zëvendësimit të mandateve të lëna bosh nga PD dhe LSI.
Kjo lëvizje e Metës u pa si hap për shpërndarjen e parlamentit pasi mazhoranca nisi procedurat për shkarkimin e tij. Gjasat janë që Meta të thërrasë një tryezë të partive politike, ose të shpallë një tjetër datë për zgjedhjet lokale.
Kujtojmë që Presidenti Meta njoftoi mbrëmjen e 11 qershorit shfuqizimin e dekretit, duke anuluar zgjedhjet e 30 qershorit, por pavarsisht kësaj, Partia Socialiste ka vijuar fushatën, ndërsa Partia Demokratike me protestat në çdo qytet ku shkon kryeministri si dhe me protestat kombëtare përpara Kryeministrisë.