“Shqipëria rrezikon gjithçka”, çfarë paralajmëron Basha për 30 qershorin

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 24.06.2019, 22:18

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh në një deklaratë për mediat nga selia blu se, Rama po planifikon destabilizm dhe luftë për në 30 qershor.

Deklarata e Bashës:

Në gjendjen ku kemi përfunduar, Shqipëria rrezikon gjithçka. Shqipëria ka nevojë për siguri, për shtet ligjor dhe për mirëqeverisje. Shqipëria ka nevojë të bëhet pjesë e Europës sa më parë. Nuk ka asnjë pikë dyshimi se një qeveri e re, një qeveri e ndershme do të jetë në gjendje të hapë menjëherë negociatat me BE-në. Do të jetë në gjendje të tërheqë investime të huaja. Do të jetë në gjendje të krijojë mundësi pune dhe sipërmarrjeje. Një qeveri e re do të jetë në gjendje të luftojë krimin e organizuar dhe të çlirojë ekonominë e politikën nga krimi”.

Sipas Bashës, ka vetëm një mënyrë se si Shqipëria mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme:

Daljen para drejtësisë të atyre që kanë vjedhur zgjedhjet – politikanë, zyrtarë, dhe kriminelë. Që të ndodhë kjo, duhet që Edi Rama të largohet nga kryeministër.Këto dy kushte janë të panegociueshme për pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje. Pa u plotësuar ato, ne nuk do t’i rikthehemi asnjë procesi politik”.

Por çfarë do të ndodh në 30 qershor, sipas kreut të opozitës:

Plani i Ramës për luftë mes shqiptarëve do të dështojë më 30 qershor, pasi, shqiptarët janë bërë bashkë dhe ajo ditë është dita kur nis fundi i regjimit të Edi Ramës. Sa më shumë kohë kalon dhe Rama qëndron në pushtet me një rrjet kriminal, aq më i keq do të jetë fati i tij. Rama po shpërfill zemërimin popullor. Një qeveri e re dhe e ndershme do të jetë në gjendje të hapë negociatat me BE-në, do të tërheqë investime, do të çlirojë vendin nga krimi. Zgjedhjet e fituara me kriminelë sjellin qeveri kriminale si kjo e Edi Ramës. Dalja para drejtësisë e atyre që kanë vjedhur zgjedhjet dhe largimi i Ramës nga posti i kryeministrit janë dy kushtet tonë. Pa u plotësuar këto kushte, nuk ka rikthim në asnjë proces politik”.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit