U shpall e vdekur për 27 minuta, gruaja që u ringjall nga mjekët lë shënimin e papritur: Është e vërtetë

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 24.06.2019, 21:52

Një grua ka ndarë llogarinë e saj në Instagram një foto të tatuazhit të saj të pazakonte që ka një histori të pabesueshme.

Edhe pse e shkruar në mënyrë paksa të pakuptueshme, në dorën e Madie Johnson lexon “Është e vërtetë”.

Tatuazhi në dorën e saj është bërë për tezen Tina Hines, e cila vdiq për 27 minuta para se të ringjallej nga mjekët.

Tezja e saj Tina, nënë e katër fëmijëve, u ringjall gjashtë herë, katër herë nga burri i saj dhe dy herë të tjera nga mjekët në spital.

Në postimin e saj, Madie shkruante:

Pak më shumë se një vit më parë tezja ime Tina, një nga njerëzit më të mahnitshëm, dhe të shëndetshëm që unë njoh, pësoi një arrest të papritur kardiak dhe, sipas mjekëve vdiq dhe u kthye në jetë katër herë nga xhaxhai im Brian dhe dy herë nga mjekët që i dhanë ndihmën e parë e parë para duke arritur në spital. Ajo u vendos në një defibrilator dhe pasi u zgjua mrekullisht gjëja e parë që bëri, nuk mund të fliste sepse ishte intubuar, kërkoi një stilolaps dhe në ditarin e kushërinjve të mi shkroi ‘ Është e vërtetë’ ".

Kur njerëzit që ndodheshin në dhomë e pyetën se çfarë ishte e vërtetë, ajo u përgjigj duke shikuar për nga qielli (parajsa) me lot në sy.

Postimi në Instagram ka marrë shumë vëmendje dhe deri më tani ka marrë më shumë se 17,000 pëlqime.

Burimi:Mirror|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit