Një djalë 11-vjeçar është me fat që shpëtoi pa lëndime serioze pasi tableti që kishte lënë në karikim në krevat, shpërtheu.
Pajisja elektronike ishte vënë në karikim gjatë natës në të njëjtin krevat ku po flinte adoleshenti.
Incidenti raportohet të ketë ndodhur më 20 qershor ndërsa thuhet se pajisja ishte tejnxehur dhe më pas ishte përfshirë nga flakët.
Në fotot e shpërndara në rrjet tregohet dëmi që i ka bërë shpërthimi dyshekut.
Për fat të mirë, djali shpëtoi pa asnjë lëndim pasi dysheku kishte nisur të digjej nga brenda dhe flakët nuk u përhapën më tej.
Megjithatë, situata mund të kishte qenë shumë herë më e rëndë.
Shërbimi Zjarrfikës në Staffordshire tashmë po paralajmëron njerëzit që të jenë të kujdesshëm dhe t’i vënë pajisjet e ndryshme të rimbushen në vende të sigurta, larg lëndëve të ndezshme.
Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania