Duhej të ishte në Prokurori, kandidati i Shijakut sulmon opozitën me nje copë letër bakalli përpara

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 24.06.2019, 20:38

Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në Durrës, ku prezantoi kandidaten e PS, për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, Valbona Sakon.

Takimin e Ramës në Durrës e nisi Elton Arbana, një nga personazhet e dosjes së famshme 339/1, i cili është kandidat për Shijakun.

Në vend që të ishte në Prokurori, për të dhënë shpjegime për përgjimet, Arbana ndodhej në mitingun e Durrësit, duke sulmuar opozitën.

Arbana e quajti opozitën të prapambetur, injorante dhe e zhytur në pisllëk. Ajo që ra në sy ishte fakti që Arbana kishe përpara një letër bakalli, edhe pse tha vetëm dy fjalë, ku ndërkohë u detyrua ta shihte, në momentin kur tha emrin e Edi Ramës.

Arbana tha:

Unë dua Shijakun dhe dua të prek të gjithë trasnformimin si qytetet e tjera të Shqipërisë. Jemi në një moment historik, rruga tjetër është injoranca, prapambetja dhe pisllëku . E vërteta nuk mund të manipulojhet kurrsesi. Ju kërkoj të votoni më 30 qershor.

Kujtojmë këtu se Arbana doli në përgjimet e Bild, duke biseduar me Astrit Avdylajn, një nga anëtarët e bandës së Shijakut.

Avdylaj i kërkonte Arbanës, që të telefononte Inspektoriatin Ndërtimor, që t'i hiqte gjobën një biznesi. Asokohe Arbana ishte kryetar i PS për Shijakun.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit