JOQ Albania
Home

“Ora që keni në dorë mban më shumë pisllëk sesa tualetet”
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 24/06/2019 20:28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ju ndoshta nuk e keni menduar kurrë të mbani një WC në dorë, duke qenë se do të ishte krejtësisht e pakuptimtë dhe e vështirë.

Megjithatë, nga një perspektivë higjienike, në të vërtetë do të ishte më e leverdishme sesa të mbaje një orë.

Kjo pasi, sipas një studimi të ri, orët janë mesatarisht tre herë më të ndotura se sa WC-të në tualet.

Studimi u krye nga Tic Watches, i cili analizoi 10 lloje të ndryshme orësh për të testuar për bakteret, majanë dhe mykun.

Më e pista nga të gjitha rezultoi të ishte ora e palestrës, jo më pak se tetë herë më e pisët sesa një ulëse.

Ndërsa orët e lëkurës rezultojnë që të jene më pak të ndoturat.

Daniel Richmond, drejtor i Tic Watches, tha se njerëzit duhet ta pastrojnë orën e tyre të paktën një herë në muaj.

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania