“Lajthit” Rama: Dako heroi që ka ndryshuar Durrësin

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 24.06.2019, 20:12

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ndodhet në Durrës, në kuadër të turit elektoral për zgjedhjet e 30 qershorit. Rama ka vendosur që t'ja besojë garën për Durrësin, Valbona Sakos.

Edhe në Durrës kryeministri është pritur me protesta të shumta. Simpatizanë të PD, të shoqëruar nga ish-deputetë e drejtues lokale të PD, po tentojnë të çajnë kordonin e policisë.

Protestuesit ndodhen fare pranë vendit ku Rama po zhvillon mitingun. Ndërkohë gjatë fjalës së tij, Rama ka mbrojtur Vangjush Dakon.

Mund të cilësohet e turpshme tentativa e Ramës për të mbrojtur Dakon, duke qenë se është e provuar disa herë nga përgjimet e dosjes 339/1, lidhja e këtij të fundit me elementë kriminalë.

Sikur të mos mjaftonte kjo, Rama e ka quajtur Dakon një hero për qytetin, kur në fakt kryefjala e Durrësit në drejtimin e Dakos ka qenë betoni.

Ndërsa për lidhjen e Dakos me elementët kriminalë, Rama e justifikoi, duke thënë se po hedhin baltë mbi të, pasi nuk kanë rrugë tjetër.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit