Shumë qytetarë janë ankuar për vonesat dhe kushtet skandaloze të shërbimit , kryesisht në linjat ajrore Shqipëri-Itali.
Një qytetar ka treguar për JOQ Albania, peripecitë që po heqin pasagjerët e "Blu Panorma".
Ai thotë se ka dy orë në radhë, e cila nga pamjet e dërguar në redaksinë e JOQ Albania është shumë e gjatë.
Më tej ai shton se i kanë thënë se avioni do të niset në mesantë, pra rreth 6 orë me vonesë.
Bëhet fjalë për udhëtimin nga Bergamo për në Tiranë.
Më tej qytetari shton se i kanë dhënë një kupon për dy simite dhe një pije.
Mesazhi për JOQ Albania