Berisha denoncoi arrestimin për kontrabandë, reagon kandidati i PS për Pogradecin

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 24.06.2019, 18:51

Ish-kryeministri Sali Berisha nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook, ka denoncuar fshehjen e arrestimit të kandidatit të PS për Pogradecin, Ilir Xhakolli.

Në denoncimin e Berishës thuhet se Xhangolli është kapur disa ditë më parë me kontrabandë në doganën e Qafë-Thanës.

Denoncuesi shkruan më tej, se Xhakolli është liruar brenda 24 orëve, me ndërhyrjen e deputetit socialist, Taulant Balla.

Denoncimi i plotë

Denoncohet fshehja e krimit nga policia! Kapet ne flagrance me kontrabande kandidati per bashkine e Pogradecit. Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb Doktor,para disa ditesh ne doganen e Qaf Thanes eshte arrestuar kandidati i Partise Socialiste per Pogradecin Ilir Xhakolli! Ai eshte kapur per kontrabande dhe me nderhyrjen e Taulant Balles eshte liruar brenda 24 oreve. Kjo ngjarje eshte mbajtur e fshehte nga Policia e Sander Lleshit.

Vetëm pak çaste më vonë ka ardhur edhe reagimi nga Xhakolli. Ai e ka qujtur denoncimin e Berishës një shpifje.

Më tej ai ka këshilluar Berishën që të pyesë paraprakisht, përpara se të publikojë diçka.

Reagimi i plotë

Lidhur me një postim i cili po qarkullon orët e fundit.Sinqerisht me vjen keq për ju Sali Berisha. Një njeri në moshën tuaj dhe me funksionet që ka pasur, të arrijë në këtë derexhe. Por këtej nga anët tona thonë: Kur njeriu kalon në fazën e fundit të çmendurisë, fillon ha prej për dheri (çfarë të gjejë) Një këshillë miqësore kam për ty, para se të publikosh diçka pyet paraprakisht sepse u bëre gazi i botës dhe pogradecarët janë duke u tallur me ty. Nuk do reagoja kundër shpifjes tuaj të ulët, por e kam detyrë morale të informoj qytetarët e Pogradecit. Gjendja juaj mjerane tregon edhe njëherë se 30 Qershori ndan shapin nga sheqeri, midis një politike të vjetër dhe shpifëse dhe politikës tonë për ti dhënë fund njëherë e përgjithmonë kësaj situate në 30 Qershor!

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit