“Nuk më bëri asnjë guidë”, qytetari tregon marifetin e pronarëve të autoshkollave për t’u marrë lekë kursantëve

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 24.06.2019, 17:04

Një person ka denoncuar në redaksinë e JOQ Albania, vjedhjen që sipas tij i është bërë nga instruktori i patentës. Sipas tij, instruktorët ulin nga 350 në 300 mijë lekë kursin, por më pas të fusin frikën përpara se të dalësh në provim.

Denoncuesi thotë se përpara 4 vitesh ka dhënë kategorinë C dhe instruktori i ka thënë që të paguajë kafen, e cila nënkupton 100 mijë lekë, pasi nuk e mer dot. Denoncuesi nuk ka pranuar dhe ka arritur të marrë provimin.

Ndërkohë para dy muajsh, mesazhdërguesi tregon se e njëjta gjë i ndodhi para dy muajsh, kur bëri praktikën për kategorinë CE. Kësaj here qytetari i kishte dhënë 100 mijë lekë instruktorit. Më pas ai ishte interesuar dhe kishte zbuluar se paratë nuk kishin shkuar te anëtarët e komisionit.

E njëjta gjë përsëritet edhe me kategoritë D dhe DE, ku denoncuesi nuk pranon të japë para dhe sipas tij, instruktori nuk i ka bërë fare guidë nga inati. Pavarësisht kësaj ai arrin të marrë provimin. Në fund ai ka një këshillë për të gjithë kursantët, të cilëve i thotë që të mos bëhen pre e pronarëve të autoshkollave, pasi ata iu fusin frikën, për t'u marrë 100 mijë lekëshin.

Foto ilustruese

Mesazhi për JOQ Albania

Përshëndetje JOQ Albania Nese mundeni te beni publik sms sepse sherben per shum e shum te rinjë te shqiperisë, Behet fjal per kategoritë e patentave, qe para disa vitesh kur mora klasin B dhe deri sot kam kaluar shum testime teorike dhe praktike te klasave B-BE C-CE D-DE dhe DËSHMI TAXI per te gjitha kategorite pronaret e Autoshkollave perdorin nje menyre te ndyre me kursantet te ulin çemimin nga 350 mij lekë ne 300 mij lekë dhe kur vjen puna te provimet te fusin friken duke then se esht ber veshtir nuk e mer dot me mir pago kafen nese ti paguan kafen ato lekë sidomos ne rastin e provimit praktike nuk shkojn me larg se te pronari autoshkolles qe 300 ti mer per kursin dhe 100 kafe 400mij lekë pra duket sikur te ka ulur lekë por ne fakt te ka mar 50 mij lekë me shum, un faktikisht i kam mar çdo provim teorik apo praktik me zotesi, Dhash para 4 vitesh provimin praktik te C me tha nuk e mer dot pago kafen jo i thash do e provoj le'te mos e mar faktikisht e mora, dhash para 2 muajesh praktiken e CE me tha dgjo se po te ben parkim me trajler nuk e parkon dot po pago kafen i thash do e provoj, faktikisht te parkosh trajlerin nuk esht fare e lehte, dhe zotria i autoshkolles nguli kemb nuk e mer dot ok u detyrova pagova kafen mbarova guiden me tha zotria i dpshtrr sa vjet ke qe punon me trajler i thash kam nja 4 vjet faktikisht dhe 1 gude nga 3 qe duhet te bej autoshkolla me zor ma kishte ber 1 gude, provokova zotrin e dpshtrr me rezultoj qe nuk kishte mar kafe, hopa me iku 100mij lekë, erdhi puna te praktika D-DE me thot prap pronari autoshkolles dgjo pago kafen se nuk e parkon dot autobuzin i thash ska gje po ngela e kam mar parasysh edhe ngeljen, nga inati nga 3 guida qe duhet te me bente me autobus nuk me beri asnje guide hyra ne provimin e praktikes pa ditur ça esht autobuzi pata veshtirsi normalisht se kur hipen ne çdo mjet qe ske hipur ndonjeher nuk ja di reflekset mjetit bera 1 gabim te vogel por kalova pasi dhe zotrinjte e dpshtrr e kuptuan se un nuk kisha ber asnje guide dhe kalova, ne fund u interesova dhe rezultoj qe me kategorin C edhe te bejn parkim nese ka hapsire te bollshme por me CE dhe D-DE per shkak se duhet hapsire e bollshme nuk te bejn parkim duke mar parasysh se ne rruge te lire i ke dhen mir mjeteve, Pastaj erdhi puna te DESHMI TAXI qe nuk ka lidhje me autoshkollen pasi regjistrimi behet direkt te dpshtrr ne kashar dhe jep nje provim teorik te cilin me fjal njerzish dhe me fjal te taxi-xhinjeve nuk ke shans qe e mer, ate diten e provimit me kishte kapur nje stres shum i madh por thash do e provoj le'te ngel njeher dhe provova ça te shikoje teste me te lehta nuk kisha par me 6 gabime ngel un kisha ber 4 gabime dhe keta 4 i kisha ber nga stresi madh qe kisha kur pash fleten e testit ishte budallik me 4 gabime duhet te dilja me zero gabime aq te lehta jan, Pra te dashur shqiptar mos bini pre e pronareve te autoshkollave te pakten provojeni njeher se ata ju fusin friken per tju mar nje 100mij lek me shum, ne rastin tim duhet te kisha paguar 600mij lek kafe ne fakt dhe ate 100 e CE ne fund ja mbajta nga pagesa e kursit, Po me ato 600 mij lek qe kurseva do ti fus ca dit pushime me leket e mija, ju nese nuk i pelqeni pushimet jepjani ato lek pronareve te autoshkollave se shkojn ata me pushime. SHPRESOJ QE KY SMS TJU VI NE NDIHME SHUM QYTETAREVE. FLM

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit