“Është futur në proces vetëpastrimi, pas përgjimeve të Dibrës politika s’do të jetë njësoj”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 24.06.2019, 16:40

Kolegji Zgjedhor shfuqizoi sot dekretin e presidentit Ilir Meta, duke lënë në fuqi datën 30 qershor për zgjedhjet lokale.

Kjo çështje është komentuar nga gazetari Mentor Kikia. Në reagimin e tij Kikia shprehet se e diela do të jetë një ditë e zhurme me shumë incidente dhe me ambasadat , që do të bëjnë thirrje për qetësi.

Sipas tij, zgjedhjet do të jenë fillimi i fundit i tranzicionit të politikës më ordinere që ekziston në kontinent.

Më tej ai shton se përgjimet e Bild ishin goditja më e fortë që i është dhënë abuzimit me votën.

Kikia thotë se socialistët e dinë që këto zgjedhje nuk janë normale, por u duhen për të mos thelluar precedentin.

Ndër të tjera ai shprehet se opozita shqiptare duhet përshëndetur, ndërsa shton se politika shqiptare i është futur procesit të vetëpastrimit.

Reagimi i plotë

Vendimi i Kolegjit Zgjedhor, që konfirmon 30 qershorin si datë zgjedhjesh, nuk ka ndryshuar asgjë në axhendën politike. Socialistët janë duke e vazhduar fushatën elektorale, për herë të parë, jo për të fituar, por për të rritur numrin e votuesve. Ndërsa opozita do të vazhdojë aty ku e la të premten. Nuk jam i përfshirë shumë nga “makthi” se çdo të ndodhë ditën e dielë. Pakashumë e imagjinoj. Pres një ditë të zhurmshme, me shumë incidente, shumë deklarata shtypi nga selitë e opozitës dhe qeverisë, shumë thirrje ambasadash për qetësi…. Mbi të gjitha, të dielën nuk e shikoj as si fundin e opozitës, as si fundin e qeverisë. Por e shikoj si fillimin e fundit të tranzicionit të politikës më ordinere që ekziston në kontinent dhe fillimin e një “epoke” të një politike më të përgjegjshme. E pranon apo jo PS, përgjimet e Dibrës na hodhën surratit gjirizin e gjithë politikës shqiptare 30 vjeçare. Edhe ata vetë që bëjnë “sikur s’ka ndodhur gjë” e dinë fare mirë që ato përgjime janë goditja më e fortë që i është dhënë procesit të abuzimit me votën, shantazhit dhe presioneve me vendin e punës, bashkëpunimit dhe banditët dhe “çunat e fortë” të qendrave të votimit, që ka ndikuar aq shumë në formimin e bandave kriminale në 30 vjet. Pavarësisht nëse e pranojnë apo jo telefonuesit e përgjimeve, pavarësisht përpjekjeve të tyre për të thënë se “nuk është ashtu siç dëgjohet”, nuk ka më nevojë për tjetër gjë për të vënë kujën. Mesaduket, e keqja u derdh rrugëve, sepse, pasi kishte humbur me kohë arsyen, humbi tërësisht edhe frikën. Ata që drejtojnë në PS nuk janë amatorë politikë. Ata e dinë më mire se shumë të tjerë se këto nuk janë zgjedhje normale, e kjo nuk është një fushatë elektorale normale. Pavarësisht sesi, atyre u duhen këto zgjedhje, për të mos themeluar precedentin. Pas 30 qershorit do të fillojë “loja”. Ndaj pas këtyre përgjimeve, politika shqiptare nuk do të jetë njësoj. Dhe për këtë opozita duhet përshëndetur. Çdo të ndodhë konkretisht pas të dielës? Jam i bindur se këtë nuk e dinë me saktësi as PD e as PS. Por unë besoj realisht se, me apo pa zgjedhje në 30 qershor, politika është futur tashmë në një proces vetëpastrimi. Si do të ndodhë, çfarë rruge do të ndjekë dhe me çfarë kostoje, mendoj se çdo fallxhor do të gabonte në parashikim.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit