Refuzojnë të lirojnë godinën, Bashkia Kukës padit dy anëtarët e KZAZ-së

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 24.06.2019, 16:14

Bashkia Kukës ka paditur dy anëtarët e KZAZ-së nr 11 të qytetit. Kryebashkiaku Bashkim Shehu, shprehet se këta persona po mbajnë të bllokuar në mënyrë të paligjshme mjediset e shkollës "Havzi Nela".

Sipas Shehut anëtarët e KZAZ-së po konsumojnë veprën penale të "Shpërdorimit të detyrës". Në argumentimin e tij, kreu i Bashkisë Kukës shprehet se edhe pse kanë marrë dijeni për anulimin e zgjedhjeve vendore, ata vazhdojnë të mbajnë të bllokuar KZAZ-në.

Më tej në padi thuhet se anëtarët e KZAZ-së, i lëvizën materialet zgjedhore nga mjediset e Qëndrës Kulturore "Hasan Prishtina", por vazhdojnë të mbajnë të bllokuar shkollën "Havzi Nela", në kundërshtim me ligjin.

Kujtojmë se në nenin 248 të Kodit Penal, thuhet se Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve apo e mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike dënohet me burgim deri në shtatë vjet dhe me gjobë nga treqind mijë deri në një milionë lekë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit