JOQ Albania
Home

“Më mbështet për muri dhe më jep një puthje marramendëse”, kolegu i premton polices se do të ndajë gruan me fëmijë për të
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 24/06/2019 15:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Romancat ndodhin në mënyra nga më të ndryshmet. Nganjëherë të ndihmon shoqëria, ambjenti i punës por edhe shkolla.

Pikërsht kjo e fundit u bë sebep për një police të sapo diplomuar. Ajo tregon se kur ishte në akademi njohu një djalë fillimisht për shoqëri, pastaj gjërat u bënë serioze.

Ajo tregon se fillimisht nuk e pranoi, por një puthje e zjarrtë ndryshoi gjithçka ndërmjet tyre. Më tej policja shton se ka fjetur disa herë bashkë, por darka e parë qe e paharrueshme.

Efektivja thotë më tej se e duan shumë njëri-tjetrin, por djali rezulton i martuar edhe me fëmijë. Këtë gjë ia kishte thënë vetëm kohët e fundit.

Ai i ka kërkuar të martohen dhe thotë që do ta ndajë gruan, pasi nuk është i lumtur me të.

Policja kërkon ndihmën e ndjekësve të JOQ Albania, pasi ndihet fajtore dhe i vjen keq për fëmijën e të dashurit të saj.

Foto ilustruese

Mesazhi për JOQ Albania

Pershendetje JOQ! Te lutem postoje anonim sepse une nuk kam fb fare dhe po ju shkruaj me adresen e nje mikes time. Desha te tregoje historine time dhe sigurisht dua dhe mendimet tuaja po ju lutem pa ofendime. Une jam nje goce qe kam mbaruar akademine e policise dhe tani shpejt jam emeruar dhe ne pune, por gjate kohes qe isha ne akademi njoha nje cune 30 vjec, si fillim aty krijuam shoqeri thjeshte si shoke por qe ai shpesh here me taktikat e tij me jepte te kuptoja se me pelqente mua, mbas ca kohesh me fton per kafe dhe aty me shpreh cdo gje qe ndjente per mua dhe me kerkone qe te jemi pak me shum se thjeshte shoke, panvarsisht qe dhe une e pelqeja shum por prap nuk guxova ta pranoja, por ai prap nuk hoqi dore dhe me rrinte prane ne cdo sekond, me beri aq shum per vete sa qe dhe fundjavat kur ikja ne shtepi me rrinte mendja vetem tek ai, por gjat gjith kohes kur nuk ishim prane nj-tj flisnim cdo minut me sms ne viber dhe ne mesim te klasa gjithmone me ulej prane. Mbas ca kohesh nje dite ne mbremje sapo kishte filluar te erresohej mua me ra nje bluze nga dritarja e dhomes por une dhomen e kisha me pamje nga mbrapa konviktit dhe une vete per te mare bluzen dhe ne kate te pare takoj kte cunin dhe me pyet ku po iken dhe i thash te mar bluzen se me ra nga dritarja dhe une ika, ai me kishte pas ndjekur nga pas dhe aty vjen dhe me mbeshtet per muri dhe me jep nje puthje marramendese sa per momentin e humba mendjen fare, harrova ne c’vend jam, me pas e qellova me pellemb ne fytyre dhe e paralajmerova t’mos perseritet me kjo gje dhe desha te ikja por ai me terhoqi me shum nga vetja dhe sme leshonte, vetem me thoshte me pervelove fare, po me cmend. I thash te lutem me ler te ik se do na gjejn ketu dhe do na perjashtojn te dy, atij as qe i behej vone fare, me thoshte sme intereson asnje gje fare, vetem te t’kem ty. (Ky nuk e kishte problem per asnje gje sepse cuni i tezes se tij punonte aty spo e them se cfar pune bente por qe ishte me pozicion te mire pune.)Ok arrita ja mbusha mendjen dhe u larguam ikem secili ne dhomat tona. Ate nate sme zuri gjumi fare, me rrinte mendja vetem te ajo puthje qe me dha. Mbas ca kohesh e pranova sepse dhe une fillova ta doja dhe smund tja fshihja me shum. Fundjavat i kishim pushim dhe nje fundjave ai me fton qe te dalim te darkojm se bashku, ok pranova dhe prinderit e mi u detyrova ti genjeja( une jetoj vetem me dy prinderit e mi) dhe ju thash qe ket fundjave vetem te premten ne mbremje mund te rri ne shpi se te shtunen me duhet te ik te akademia, ok me thane prinderit. Erdhi dita e neserme dhe meqe ishte darka ime e pare kisha qejf te vishesha bukur dhe i mora dhe rrobat e akademise ne qante dhe rrobat qe do vishja per te darkuar me te dashurin tim dhe ika te shpija e nje shoqes time aty u bera gati dhe i dashuri erdhi me mori me makin te shtepija e shoqes time, ikem darkuam bashk por une jam tip qe asnje here nuk pija pije alkolike, ate nate ai me beri te pija vere dhe sikur e teprova i cik, u bera pak si shum qejflije dhe ate nate kaluam naten bashk por qe per mua ka qene nje nate e paharrueshme, por qe nuk ngeli vetem ajo nate sepse kemi fjetur bashke dhe disa fundjava te tjera. E duam shum nj-tj, por e keqja esht sepse ky paska qene i martuar dhe kishte nje femije, tani ky me kerkon qe te martohem me te sepse do e ndaje bashkeshorten. Me eshte betuar qe edhe sikur tmos e pranoj une, ai do e ndaje bashkeshorten sepse nuk kam patur jete te lumtur me bashkeshorten. Ju lutem c’me thoni te bej, sepse ne te dy e duam shum nj-tj sa smund te qendrojm aspak pa nj-tj. Dhe ne pune punojme bashke ne te njejtin vend, por prap mua me vjen keq per femijen e tij, nga nje here ndihem fajtore, por ju betohem qe nuk e kam ditur qe esht i martuar, tani shpejt me ka treguar.