Edhe pse dëshira ishte e madhe, e De Rossit ishte ta mbyllte karrierën te Roma, për fatin e tij të keq, drejtuesit e klubit verdhekuq mendonin ndryshe.
Ata nuk i ofruan rinovim mesfushorit 36-vjeçar.
Ai nuk e mendon tërheqjen pasi mendon se ka ende fuqi të luajë në nivele të larta dhe aktualisht po mendon për një ekip të ri ku të vazhdojë karrierën.
Sipas raportimeve të mediave italiane, De rossi ka refuzuar të gjithë ofertat që vinin nga jashtë Italisë, përfshirë edhe atë të Boka Zhuniors dhe ka vendosur të mbetet në Serinë A.
Së fundmi, fuqishëm në garë për mesfushorin italian ka hyrë skuadra e Milanit.
Kuqezinjtë kanë nevojë për mesfushorë dhe eksperienca e De Rossit do ishte ideale.
Ai do vinte me parametra zero dhe drejtuesit kanë nisur kontaktet, madje kanë gati edhe një ofertë bindëse për të. Priten zhvillime të reja në vazhdim.
Burimi: Calciomercato| Përshtati: JOQ Albania