Kolegji Zgjedhor vendosi rrëzimin e padisë së Idajet Beqirit, duke konfirmuar kështu mbajtjen e zgjedhjeve në 30 Qershor.
Në këtë mënyrë Kolegji nuk njeh as vendimin e presidentit Meta, i cili shtyu datën e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit.
Meta kërkoi një datë të mëvonshme, të dakordësuar mes forcave politike në vend.
Ndërkaq, Kryeministri Rama ka ngulmuar gjithmonë se do të ketë zgjedhje më 30 qershor e ka vijuar me fushatën në të gjithë vendin, për të prezantuar kandidatët në qytete.