Futbolli i femrave, sa vjen dhe po bëhet më masiv. Ndeshjet e Kupës së Botës për Femra po sjellin spektakël dhe episode mjaft interesante.
Së fundmi, në sfidën mes Anglisë dhe Kamerunit, ka ndodhur një shfaqje aspak e këndshme.
Takimi i vlefshëm për 1/8-at, u fitua nga femrat angelze me shifrat 3-0, por pati disa momente të shëmtuara dhe protagoniste u bënë femrat e Kamerunit.
Ato kanë kërcënuar dy herë me dalje nga fusha, teksa protestonin për vendimet e arbitres në fushën e blertë.
Por, jo vetëm kaq. Gjatë ndeshjes, kishte bërryla ndaj kundërshtarve, si dhe në një moment një nga lojtarët pështyu në krahun e një nga femrave angleze.
Tjetër moment ishte edhe shtyrja që mori arbitrja e ndeshjes, në një moment të lojës.
Takimi arriti në një pikë, sa që lojtaret nga Kameurini, akuzuan FIFA-n për racizëm në momentin që po shkonin drejt tunelit në dhomat e zhveshjes.