Recep Tayip Erdogan ka humbur për të dytën herë Stambollin.
Presidenti turk ka uruar kandidatin e Partisë Republikane Popullore (CHP), Ekrem İmamoğl, për fitoren në zgjedhjet për krybashkiak.
Sipas mediave turke, deri më tani, sipas rezultateve jozyrtare, del se İmamoğl është fituesi i zgjedhjeve për bashkinë e Stambollit.
Kujtojmë se këto janë zgjedhjet e dyta, pra të përsëritura, për bashkinë e kryeqytetit të shtetit Turk.
Në postimin e tij në Twitter, Erdogan uron kandidatin kundërshtar për këtë fitore, teksa thotë se shpreson që rezultatet e zgjedhjeve të jenë në të mirë të Stambollit.
Ai shkruan:
Më tej, Presidenti deklaroi:
İmamoğlu dhe Yıldırım garuan në zgjedhjet lokale të përsëritura për të drejtuar qytetin më të populluar turk, pasi votimi i mëparshëm i 31 marsit u anulua nga Këshilli i Lartë Zgjedhor muajin e kaluar.