Mario Balotelli mund të rikthehet në Serinë A këtë merkato vere, pasi prej kohësh është në fokusin e dy ekipeve mjaft të njohura.
Bëhet fjalë për skuadrën e Parmës dhe të Fiorentinës.
Sulmuesi është ëndrra e madhe e drejtuesve të këtyre ekipeve, megjithatë problem mbetet paga sezonale e Balotellit.
Ai mund të vijë me parametra zero, por as Parma e as Fiorentina nuk i kanë mundësitë financiare që të përballojnë rrogën e italianit i cili mësohet se pretendon 4 mln euro në sezon.
Operacioni mund të kryhet vetëm nëse Mario pranon të ulë pretendimet e tij sezonale.
Tashmë, topi kalon nga krahu i Balotelit, nëse sulmuesi do të sakrifikojë për t’u rikthyer në Itali.
Burimi: Fantacalcio.it| Përshtati: JOQ Albania