Mbrojtësi i kombëtares shqiptare Elseid Hysaj, i ka dhënë zyrtarisht fund beqarisë, teksa futbollisti shkodran dhe partnerja e tij, Fiorenza Lestakaj, zhvilluan ditën e djeshme ceremoninë e tyre të martesës.
Festa e madhe u bë në qytetin e Shkodrës, madje në një vend special si Kalaja e Rozafës. Të ftuar në dasmë, ishin edhe shumë lojtarë të Kombëtares.
Një video e shpërndarë nga Armando Sadiku, tregon kur mbrojtësi i Napolit kërcen nën ritmin e këngës me natyrë patriotike:
“Këtu këtu është Kosova, edhe Çamëria”, së bashku me flamurin shqiptar, të cilin lojtari shkodran nuk e ka larguar as në ditën e dasmës.
Hysaj është aktualisht futbollisti më i shtrenjtë i kombëtares, madje këtë verë ai mund të lerë Napolin dhe të transferohet te ndonjë klub akoma më i madh europian.