Bota e futbollit u trondit para pak ditësh nga humbja tragjike e Jose Antonio Reyes i cili gjeti vdekjen e menjëhershme, pas një aksidenti automobilistik.
Megjithatë, duket se ai ka lënë një trashëgimi futbollistike mbrapa, pasi djali i tij, Joze Antonio Reyes Lopez, ka firmosur për Real Madridin.
I ndjeri e dinte që kjo firmë do vinte, pasi i biri kishte kaluar me sukses testet në klubin ku edhe babai ishte protagonist disa vite më parë.
Familja Reyes thjesht priste momentin e telefonatës për firmën, por gjithçka u shty pas tragjedisë së tmerrshme.
Djaloshi ka shkuar në ambientet e klubit ku ka nënshkruar kontratën për t’iu bashkuar skuadrës madrilene, pas viteve të fundit të kaluara në akademinë e Leganes.
Emri Reyes nuk do të shuhet lehtë, pasi stafetën ne të atit, duket se tashmë e ka marrë në dorëzim i biri...