JOQ Albania
Home

Kjo është arsyeja pse Lady Gaga nuk del me Bradley Cooper pas ndarjes nga Irina
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23/06/2019 8:56

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Lady Gaga po mban distancë nga Bradley Cooper, pasi siç ka thënë, ndihet keq për ndarjen e tij nga Irina Shayk.

Këngëtarja 33 vjeçare është cilësuar edhe si arsyeja e ndarjes me aktorit 44 vjeçar Cooper dhe supermodeles 33 vjeçare Shayk.

Është thënë se ka qenë mungesa e Cooper gjatë realizimit të filmit “A Star is Born”, ajo që ka krijuar një hendek të madh ndarës mes çiftit.

Mirëpo, thashethemet thonë se ka qenë më tepër miqësia e thelluar e Cooper me Gagan, ajo që i ka dhënë goditjen përfundimtare lidhjes së aktorit me supermodelen.

Fejesës së Gagas me Christian Carino i erdhi fundi pasi ajo performoi me në një piano këngën “Shallow”.

Sipas “US Weekly”, nuk kishte asnjë gjë konkrete dhe romantike mes Gaga dhe Cooper, por thashethemet e shumta që po qarkullonin, kishin rënduar mbi Irinën, e cila nuk e kishte duruar dot këtë situatë.

Teksa Gaga e di shumë mirë që ajo nuk është arsyeja e ndarjes mes tyre tashmë ndihet keq që miqësia e ngushtë me Cooper i shkaktoi atij probleme.

Një burim ka thënë:

Ndarja tashmë është bërë, por Gaga nuk është prioritet i Bradley, edhe pse ata kanë një marrëdhënie shumë të mirë. Bradley dhe Gaga shpresojnë të punojnë sërish bashkë. Ata që i njohin e dinë se janë miq dhe bashkëpunëtorë vërtetë të mirë”.

Burimi: Mirror |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania