Mbrojtësi i kombëtares shqiptare dhe i Napolit njëkohësisht, Elseid Hysaj, i ka dhënë zyrtarisht fund beqarisë.
Futbollisti shkodran dhe partnerja e tij, Fiorenza Lestakaj, zhvilluan ditën e djeshme ceremoninë e tyre të martesës.
Festa e madhe u bë në qytetin e Shkodrës, madje në një vend special si Kalaja e Rozafës.
Në disa foto të publikuara, ai shihet teksa vjen bashkë me partneret e tij në mes të skenës, duke kërcyer të dy bashkë.
Ndërkohë, në disa video të postuara në rrjetet sociale shihet edhe skena dhe ambienti i kalasë, i kuruar deri në detaje.
Hysaj është aktualisht futbollisti më i shtrenjtë i kombëtares, madje këtë verë ai mund të lerë Napolin dhe të transferohet te ndonjë klub akoma më i madh europian.