‘’Foto skandal’’/ Dako vazhdon të habisë me punimet në Durrës, ndërtohet rruga ku nuk futen dot makinat

Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 22.06.2019, 20:28

Qyteti i Durrësit është një ndër qytetet me pasuri të shumta arkeologjike në vendin tonë, por ky qytet është betonizuar.

Shumë prej këtyre pasurive arkeologjike do të mbeten të groposura, ndoshta përgjithmonë nën themelet e pallateve shumëkatësh.

Kurse gjatë ditës së sotme një qytetar ka shkruar në redaksinë e JOQ Albania dhe ka thënë se në këtë qytet po ndodhë një skandal i vërtetë.

Ai tregon se ky skandal ka ndodhur gjatë punimeve që po bëhen për rregullim dhe asfaltimin e rrugës ‘’ Juba’’ në lagjen 17 në Durrës.

Po ashtu në mesazhin e tij, ai shkruan se është turp që perimetri i kthesës në kryqëzimin me rrugën ‘’ Stavri Frashëri’’ është bërë aq i ngushtë sa makinat e kanë të pamundur të futen.

Në përfundim të mesazhit të tij, ai shkruan se i lutet Zotit mos të bjerë ndonjë zjarr sepse aty zjarrfiksja nuk hyn dot, e as ambulanca.

Mesa duket kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako vazhdon t’i habisë të gjithë me punimet në qytet. Komentet për këtë ju takojnë juve.

Mesazhi plotë:

Pershendetje JOQ! po ju nis disa #fotoskandal# qe realishte jane duke ndodhur gjate punimeve qe po behen per rregullimin dhe asfaltimin e rruges "Juba" ne lagjen 17 Durres. Turp perimetri i ktheses ne kryqezimin me rrugen "Stavri Frasheri" eshte bere aq i ngushte dhe trotuari shtrihet deri ne gjysem te rruges saqe automjetet e kane te pamundur te futen. Keto mjete pune qe shihen ne rruge kane hyre nga hyrja tjeter e rruges dhe dalin prap indietro qe andej sepse e kane te pamundur te dalin ne kete kryqezim qe po behet i ri. Zot na ruaj mos te bjer ndonje zjarr thuaj se ketu nuk hyjne dot as zjarrfiksja e as ambulanca.Ju falenderojme per sensibilizimin.’’

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit