Stefano Sensi është një nga emrat më të lakuar në merakton italiane në ditët e fundit.
Pak kohë më parë mesfushori i Sasuolos ishte shumë pranë Milanit, por tashmë gjërat kanë ndryshuar.
Sipas raportimeve të fundit nga Italia, Sensi është një hap larg urdhrave të Contes te ziklatërit.
Inter i ka ofruar Sassuolos 5 milion euro për huazimin plus 20 të tjera në përfundim të sezonit, për blerjen përfundimtare.
Takimi i zhvilluar dje mes dy shoqërive i ka dhënë impulsin e duhur operacionit.
Sipas Gazzetta dell Sport, në javën e ardhshme mund të vijë edhe konfirmimi, pavarësisht tentativave të PSG në orët e fundit.
Klubi transalpin ku tashmë është rikthyer edhe Leonardo, i kishte bërë një ofertë zyrtare Sasuolos për mesfushorin, por që nuk ka ndikuar aspak në operacionin e nisur me zikaltërit.
Burimi: Calciomercato|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania