Borshi, bregdeti më i bukur i rivierës shqiptare

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 21.06.2019, 09:40

Bukuria e plazheve të jugut të Shqipërisë është vlerësuar shumë herë nga mediat e huaja. Së fundmi një portal italian i ka kushtuar një artikull fshatit të Borshit. Në artikull thuhet se Borshi është një nga destinacionet turistike, të cilat duhen shënuar në axhendë. Kjo për shkak të detit të mrekullueshëm dhe vijë bregdetare prej 7 km.

Ja si përshkruhet Borshi:

Fshat bregdetar i Borshit në rivierën shqiptare, ka një popullsi prej 2500 banorësh. Gjatë sitinës së verës Borshi ndryshon fytyrë, pasi bëhet një nga destinacionet më të preferuara në të gjithë vendin. Falë kultivimit të ullinjve dhe turizmit, popullsia e Borshit është rritur së tepërmi në kohët e fundit. Kjo për meritë të vijës bregdetare prej 7 km, bukurisë së fshatit, mikpritjes së njerëzve. Të gjithë këto elementë e kanë bërë Borshin destinacionin më të famshëm të jugut të Shqipërisë.

Në Borsh deti ka tone të jashtëzakonshme të ngjyrës blu. Është i rrethuar nga ullinjtë dhe valët të cilat godasin gurët e vegjël. Në këtë pjesë të Shqipërisë stresi nuk ekziston dhe restorantet nga ana tjetër ofrojnë gatime të shijshme të peshkut. Nuk ka asgjë për t'u habitur, pas Borshi ka ruajtur autenticitetin e vendit, si e gjithë riviera shqiptare. Borshi është një fshat i thjeshtë, me të vjetrën, ku bukuria ndërthuret me rehatinë. Hotelet dhe restorantet kanë çmime të përballueshme, tavernat ofrojnë peshk të freksët çdo ditë. Gjatë ditës mund të kryesh aktivitete të shumta si, të bësh xhiro me varke me vela, t'i japësh kanoes, apo të zhytesh me bombola oksigjeni. Gjatë mbrëmjeve, turistët mund të shijojnë muzikën rreth zjarrit.

Borshi ndodhet pranë plazheve të tjera spektakolare të rivierës së jugut dhe sipas New York Times, renditet në vendin e 4, midis 52 vendeve për t'u vizituar. Gjatë ditës mund të zbulosh gjiret e fshehura, ose të vizitosh Kështjellën e Sopotit, e cila daton ndërmjet shekullit III-IV. Është një natyrë e egër, perfekte për të kaluar një ditë pushimi në plazh.

Burimi: Siviaggia|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit