Deputeti Lefter Maliqi tha se zgjedhjet më 30 qershor nuk do të mund të bëhen. Sipas tij, nëse ndodh diçka e tillë do të ketë përplasje të forta dhe tensione të mëdha.
Maliqi u shpreh se situata mund të agravojë deri në përplasje civile.
I ftuar në emisionin “Opinion”, Maliqi tha se janë rreth 6 mijë qendra votimi dhe 6 apo 7 mijë policë.
Deklarata e Maliqit:
Në bazë të ligjit, për çdo qendër votimi do të ketë 1 polic, që do të thotë se policia nuk ka forca për të përballuar mësymjet apo incidentet në qendrat e votimit. Çdo komisariat policie nuk ka më shumë se dy grupe të gatshme, çka do të thotë se Edi Rama ka dy rrugë: ose do të veshë bandat me uniforma policie, ose nuk do të mundë të bëjë zgjedhje. Kalorësi i Rilindjes dhe Tao Tao do të mbajnë përgjegjësi për çdo përplasje civile që do të ndodhë. Zgjedhje nuk mund të ketë, javën e ardhshme priten zhvillime të forta”.