Kryemadhi thirrje Metës: Boll më dashuri me Edi Ramën

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 20.06.2019, 23:07

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi i ka përcjellë një mesazh Presidentit Ilir Meta, njëkohësisht edhe bashkëshort i saj.

Kryemadhi u shpreh se sado dashuri ti japësh, nuk e shpëton dot më.

Deklarata e Kryemadhit:

Mjaft me dashuri për Edi Ramën, jepi oksigjen sa të duash, nuk e shpëton dot më. Dekreti që bëri Ilir Meta për të shfuqizuar zgjedhjet e 30 Qershorit ishin shpëtim për Edi Ramën për ta ulur në një tavolinë me Lulzim Bashën. Por, si gjithmonë Edi Rama që në momente të gabuara ka këshilltarë të gabuar e humbi edhe varkën kur ia dërgoi Zoti për herë të tretë. Kështu që edhe Presidenti sado të mundohet ta shpëtojë Edi Ramën, nuk ka bir nëne që e shpëton më Edi Ramën, as nëna e vetë, as gruaja e vetë, as njerëzit e vetë dhe as të dashurit e vetë nuk e shpëtojnë dot më, sepse secili do kërkojë të shpëtojë kokën. Dhe Taulant Balla do kërkojë të shpëtojë veten e vet përpara Edi Ramës”.

Presidenti Ilir Meta këtë të enjte në një deklaratë për mediat insistonte për rëndësinë e dialogut për një zgjidhje sa më të shpejtë të krizës, ndërsa shprehej se nuk është momenti për prova force, për retorikë përçarëse dhe provokuese.

Deklarata e Metës:

U bënë dhjetë ditë që është në fuqi dekreti i Presidentit të Republikës për anulimin e datës së zgjedhjeve më datë 30 qershor, me qëllim qetësimin e situatës dhe krijimin e mundësive për dialog, që do të normalizonte situatën politike dhe do të krijonte mundësinë për një datë të re të zgjedhjeve vendore, gjithëpërfshirëse dhe demokratike”.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit