Doli në përgjimet e Bild, Olta Xhaçka justifikon bashkëshortin

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 20.06.2019, 22:55

Një nga emrat e përfshirë në përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane “Bild” është edhe ish-deputeti i Partisë Socialiste, Artan Gaçi, i cili është edhe bashkëshorti i ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka.

Në një intervistë televizive ministrja u pyet rreth përgjimeve të “Bild” dhe në mënyrë konkrete për bashkëshortin e saj. Xhaçka u shpreh se fjalët nuk duhet të dalin nga konteksti ku janë thënë.

Deklarata e Xhaçkës:

Rasti i bashkëshortit tim… nuk e di, ndoshta është aty sepse është bashkëshorti im ose ndoshta sepse ka qenë deputet i Partisë Socialiste në atë kohë. Bashkëshorti im ka qenë duke folur me një funksionar të PS në zonën e Maqellarës. Dy ditë përpara asaj telefonate ka qenë me të, kur mbi të është abuzuar, ka edhe një denoncim mbi këtë gjë. Kanë qenë funksionar të PD… Ajo ka qenë një bisedë që mund të bëjë çdokush që do t’i japë kurajo dhe t’i thotë se të është vlerësuar puna. ‘Jo vetëm prej meje se unë e pash me sytë e mi, por edhe të lidershipit të partisë, i cili e vlerëson atë që t’i ke bërë në zonë’. Edhe kur gjërat dalin jashtë kontekstit, kur diskutohet – “e ke kopsitur mirë” – njerëzit e kuptojnë i ke paguar të gjithë. Nuk ka lidhje fare. Po të flas për bashkëshortin për një arsye të thjeshtë. Në atë kohë kam qenë edhe vetë në Dibër, si kryetare e Forumit të Grave të PS. Unë di se çfarë ka ngjarje. Unë mbaj mend shumë mirë bandat e PD, shpërnguljen e PD, duke filluar nga ish-kryetari i komunës Lazarat bashkë me të tijtë, duke vazhduar më pas me shpurrën e Flamur Nokës, Kryetarin e Bashkisë së Kamzës. Unë e kujtoj situatën e tensionuar atje dhe patjetër frikën dhe sikletin, ndoshta edhe terrorin për t’u përballur me të gjithën këtë”.

Përgjimi nr.2.

Ish-deputeti socialist Artan Gaçi dhe Arben Keshi

Arben Keshi: Mirëmëngjesi.

Artan Gaçi: Mirëmëngjesi, si kalove?

Arben Keshi: Si kalove ti?

Artan Gaçi: Mirë ja ishim në Ndroq me shefin e madh. Edhe me superlativa foli për ty.

Arben Keshi: Faleminderit.

Artan Gaçi: Nga ai, nga ai. Nga unë po e po.

Arben Keshi: Qesh

Artan Gaçi: Ai më tregoi dhe historinë e 2011-ës. E të gjitha. I ke pikët maksimale.

Arben Keshi: Ishallah kthehen në realitet mos të ngelen..

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit