Analisti Fatos Lubonja ka komentuar sjelljen e kryeministrit Edi Rama, në lidhje me zhvillimet e fundit politike në vendin tonë.
Sipas Lubonjës, Rama ka si synim ndërtimin e një partie- shtet dhe të eliminojë kunërhtarin e tij politik.
Deklarata e Lubonjës:
Kryeministri sot në parlament, me dy fjalë, e konsideron veten, shteti dhe të tjerët anti-shteti. Anti shteti nuk do të fitojë tha. Shteti për mendimin tim është kryeministri, që identifikohet me Shqipërinë. Kur shtetin e konsideron si parti shtet, siç e kemi patur, atëherë mund ta quajmë atë shteti. Ky shtet ka vendosur të përdorë të gjithë mjetet ndaj kundërshtarëve. Shteti i Edi Ramës, do të vendosë sundimin e plotë. Jemi përpara një partie- shtet, që përpara gjithë atyre që pamë, përgjimet, nuk është thjesht një parti, por një organizatë kriminale, e cila punon për të vjedhur. Unë nuk jam shumë i bindur që PS dhe Rilindja nuk janë një. E mendoni ju që në vitet 90, PS-ja, mund të merrte në telefon Rexhep Mejdani të thoshte: Mos e çaj k…? Se ku është banda dhe organizata duket edhe nga fjalori. Nuk duhet të bëjmë strucit. Ai e ka të qartë. E ka policinë, banditët, kriminelët. Ose do ti nënshtrohemi shtetit të gangsterit, trustit të pastrimit të parave të drogës, trusti i kokainës, që i ka kapur të gjitha…”